Hamza: Ndihma nga Lazim Destani në momentin e duhur, falënderues për gjithë kontributin

Karvani i ndihmave nga kompania “Ecolog” e Lazim Destanit ka përfunduar sot në Mitrovicë pas Skenderajt dhe Klinës, ku janë dhuruar mijëra pako me ndihma esenciale për familjet e prekura nga vërshimet.

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza është shprehur falënderues për ndihmën nga Lazim Destani dhe kompania e tij.

Hamza përmendi faktin se kjo nuk është hera e parë që Lazim Destani dhe familja e tij i janë përgjigjur nevojave të qytetarëve për ndihmë.

“Ndihmesë jashtëzakonisht e vlefshme, shfrytëzoj rastin me falënderua kompaninë “Ecolog”, pronarin e kompanisë Lazim Destani, këto ndihma me artikuj të domosdoshëm janë të mirëseardhura për familjet e prekura nga vërshimet”.

auto_327297907_1870546093299310_3548837940273777347_n1674671758.jpg

“Në emër te Komunës së Mitrovicës e falënderoj kompaninë ecolog për përkrahjen, kjo nuk është hera e parë qe kjo kompani ndihmon dhe sigurisht se do të ndihmoj edhe në të ardhmen dhe besoj se do t’ia dalim bashkërisht të tejkalojmë këtë situatë”, tha Hamza.

Ai përmendi edhe shifrat e familjeve të prekura nga vërshimet duke shtuar se dëmi llogaritet të jetë rreth 13 milionë euro.

auto_327311179_1858374171201597_4157460592609768338_n1674671759.jpg

“Mbi 230 familje në komunën e Mitrovicës janë të prekura nga vërshimet. Familjet e përmbytura janë shumica me gjendje të rëndë ekonomike dhe kjo e rendon edhe më shumë gjendjen, po ashtu një pjesë e madhe janë edhe nga komuniteti joshumicë”, tha Hamza. 

auto_327343458_934432280889439_5038872196230427325_n1674671760.jpg
auto_327377082_1211204046446416_6870392031966054009_n1674671762.jpg
auto_327425583_5458673464237449_5811025724112956959_n1674671763.jpg
auto_327428047_1167019213993936_4976623955187145478_n1674671764.jpg
Go to TOP