Haliti: Shfrytëzoni të drejtën e shenjtë të votës

Sot, përveç që është ditë e mirë, është edhe ditë e rëndësishme për të gjithë ne, ka thënë kryetari i komunës së Vitisë, njëherësh kandidat për këtë komunë, Sokol Haliti.

“Sistemi demokratik na mundëson që të zgjedhim vet përfaqësuesit, të cilët për katër vjet do të paraqesin dhe do të mbrojnë interesat tuaja”, ka thënë Haliti.

Ai, i ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë këtë të drejtë kushtetuese dhe të dalin e të votojnë sa më masovikisht, në mënyrë që edhe verdikti të jetë sa më kuptimplotë. /Kosova.info/

Go to TOP