Halit Barani paralajmëron mediat: Ndalohet përdorimi i materialeve pa leje
Aktivisti dhe dokumentuesi i krimeve të luftës, Halit Barani, u ka bërë thirrje të gjitha mediave, gazetarëve dhe individëve që të respektojnë të drejtën e autorit mbi materialet e publikuara në faqen e tij.
Përmes një reagimi publik, Barani thekson se çdo shkrim, dokument, dëshmi dhe material faktografik është i mbrojtur me ligj dhe ndalohet rreptësisht përdorimi, publikimi apo shpërndarja e tyre pa lejen paraprake të autorit.
Ai nënvizon se puna e tij nuk ka qëllime përfitimi material apo reklamimi, por është bërë ekskluzivisht për të pasqyruar të vërtetën dhe vuajtjet e popullit shqiptar. Sipas tij, çdo keqpërdorim i këtyre materialeve përbën shkelje të të drejtave të autorit dhe do të trajtohet në përputhje me ligjet në fuqi.
Në fund, Barani kërkon nga të gjithë akterët mediatikë të tregojnë përgjegjësi profesionale dhe etike në përdorimin e informacionit./Kosova.info/
