Halit Alidema rikthehet si kryetar i Vllaznisë së Pozheranit pas 11 vitesh, synon ringjalljen e lavdisë së klubit

Pas 11 vitesh larg klubit, Halit Alidema është rikthyer si kryetar i Vllaznisë së Pozheranit, me synimin për të rikthyer lavdinë e dikurshme të ekipit me ndihmën e qytetarëve të Pozheranit.

Me një traditë të pasur 51-vjeçare në futbollin kosovar, Vllaznia shpreson të rifitojë vendin e saj ndër më të mirat e futbollit të Kosovës, nën udhëheqjen e Alidemës, i cili është i përkushtuar që të bashkojë komunitetin për të ndihmuar ekipin e tij të zemrës.

Go to TOP