Halimi, pas videos së VV-së: 100 sekonda propagandë për të mbuluar paaftësinë qeverisëse

Pas publikimit të videos së fundit të VV-së, ka reaguar zëdhënsja e LDK-së, Sibel Halimi e cila ka akuzuar qeverinë aktuale se po vazhdon të bëj propagandë për t`i mbuluar paaftësitë e tyre.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ajo ironizon me videon e publikuar së fundi nga Vetëvendosje, duke e quajtur ‘Kinostudioja’ Qeveria Kurti.

“Kinostudioja’ Qeveria Kurti, sot e publikoi një tjetër produkt të dështuar të propagandës së vet. Mbulo një skandal me një tjetër—kështu funksionon ky pushtet. Pas shkrimit në gazetën sllovene, ku flitet për transaksione në vlerë 100 milionë euro, të cilat e ndërlidhin ambasadorin Martin Berishaj me Kurtin, partia në pushtet doli me një video 100-sekondëshe. Qeveria që sillet si opozitë edhe pas gati dy viteve në pushtet, vazhdon të tregojë mjerimin e saj, dështimin spektakolar dhe mungesën e projekteve e rezultateve, përmes videoklipeve të tilla ku fajëson gjithë të tjerët.”, ka shkruar ajo.

Go to TOP