Halimi: Kosova rrezikohet nga mungesa e koordinimit me aleatët

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova rrezikohet nga mungesa e koordinimit me aleatët.

Halimi është shprehur se Kosovës i duhet një marrëveshje finale dhe jo bazë.

Tutje, ajo është shprehur se pushteti me 51% të na dëshmojë se si vendi erdhi në këtë moment të ri, kur sipas saj, kërkesa për njohje na qenka dëm për vendin.

“Kosova rrezikohet nga mungesa e koordinimit me aleatët. Nga ata që në emër të sovranitetit e kanë sjellë vendin në këtë situatë, me më pak sovranitet. Derisa, para dy viteve diskutohej për njohje të ndërsjellë, tani zëvendësohet me ‘mosnjohje në këtë moment’. Çka ndodhi me njohjen e ndërsjellë?”

“Kosovës i duhet një marrëveshje finale dhe jo bazë. Pushteti me 51% të na dëshmojë se si vendi erdhi në këtë moment të ri, kur kërkesa për njohje na qenka dëm për vendin. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të jenë më të informuar lidhur me këtë proces”, ka shkruar Halimi. /Kosova.info/

Go to TOP