Halevi: Gjasat për luftë në Liban, janë më të larta në muajt e ardhshëm
Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, gjeneral-lejtnant Herzi Halevi thotë se gjasat për luftë në Liban në muajt e ardhshëm janë më të larta se më parë.
Ai këtë e tha duke folur me trupat në Izraelin verior, gjatë një stërvitje që simulon një ofensivë në Liban, raporton The Times of Israel.
“IDF-ja është duke rritur gatishmërinë për të luftuar në Liban, ne kemi shumë mësime nga luftimet në Gaza, shumë prej tyre janë shumë të rëndësishme për të luftuar në Liban, dhe ka disa që duhen përshtatur”, u shpreh Halevi.
“Ne duam të arrijmë një qëllim shumë të qartë në Liban, të kthejmë banorët në veri, të gjitha komunitetet në veri”, shtoi ai.
