Haki Abazi konfirmon se ka kërkuar edhe largimin e Kusari-Lilës nga pozita e shefes së deputetëve të VV-së

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka kritikuar sot shefen e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila për mënyrën e organizimit të deputetëve.

Abazi madje ka konfirmuar se ka kërkuar largimin e saj nga një detyrë e tillë.

 “Po edhe sot e thash në mënyrë implicite. Është problematike që një deputete që s’është pjesë e VV’së që të udhëheq një grup kaq të madh”, ka thënë Abazi.

Ai tutje ka shtuar se brenda VV-së ka dinamika të mëdha të cilat e bëjnë problematike udhëheqjen e Grupit Parlamentar.

“Dinamikat brenda VV-së e bëjnë kompleks udhëheqjen e Grupit Parlamentar”, ka thënë Abazi.

Go to TOP