Hajrizi: E jap maksimumin për shtetin tim
Mbrojtësi Kreshnik Hajrizi e shënoi golin për 4:2 në të mirë të Kosovës ndaj Sllovakisë në Bratislavë, dhe kontribuoi në arritjen historike të Kosovës.
Hajrizi tha se Sllovakia është ekip i rrezikshëm, por ka theksuar se kjo u menaxhua nga lojtarët e Kosovës.
“E kemi ditur që kundërshtari luan mirë në kundërsulme dhe i kemi stërvitur edhe goditjet standarde, por pranuam dy gola. Po luajmë me besim dhe është fantastike. Çdo herë që jam te Kosova mendoj ta jap maksimumin. Trajneri më dha besim si me Suedinë. Mundohem ta jap 100 për qind nga vetja. Edhe nëse ndëshkohem, di ta menaxhoj situatën. Është kënaqësi e madhe dhe e jap maksimumin për shtetin tim”, ka deklaruar Hajrizi.
