Hajnat i thyejnë shtëpinë malishevasit, i vjedhin para e ari

Hajnat po vazhdojnë të thyejnë shtëpitë në komunën e Malishevës.

Një banor i fshatit Bubël ka lajmëruar në polici se në shtëpinë e tij hajnat i kanë vjedhur para të gatshme dhe ari.

“Në fshatin Bubël, Malishevë 03.12.2021 – 22:35. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshëm, një unazë të arit dhe një pistoletë”, njofton policia.

Kujtojmë se ka kohë që banorët e fshatit Mleqan të kësaj komune janë në hall nga hajnat, çka javë më parë kanë mbajtur edhe një protestë.


Go to TOP