Guardiola ka vendosur, në fund të sezonit largohet nga City

Mediat britanike janë të i bindur se Pep Guardiola është në muajt e tij të fundit në pozicionin e trajnerit në Manchester City.

Katalanasi mbërriti në “Etihad Stadium” tetë vite më parë dhe tani po mendon për një tjetër aventurë.

Kontrata e tij aktuale mbaron në korrik të 2025-ës dhe drejtuesit e Cityt shpeshherë i kanë kërkuar që të mendohet për të ardhmen pasi duan që t’i ofrojnë një akord të ri. Nëse diçka e tillë do të ndodhte atëherë Guardiola nuk do të pranonte.

Katalanasi ka marrë vendimin e tij dhe tani është fokusuar në tregun e kësaj verë. Ai u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të futen përsëri në treg për të kompletuar ekipin dhe për ta bërë atë të fortë në të tri frontet për sezonin final. 

Go to TOP