Grumbullohen Dardanët e rinj

Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve ka mbajtur grumbullimin e parë për këtë vit.

Në grumbullimin e parë kanë qenë të pranishëm të gjithë basketbollistët e ftuar që luajnë në Kosovë.

Grumbullimi është udhëhequr nga përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Dritëro Sefaja.

U20M do të vazhdojë sërish javën e ardhshme grumbullimet, që të jetë sa më e gatshme par garat evropiane, që i zhvillojnë gjatë verës.

Kosova U20 te meshkujt që garojnë në Divizionin B, do të jetë në Grupin C, së bashku me Suedinë, Hungarinë, Armeninë, Ukrainën dhe Moldavinë.

Go to TOP