Gruaja që protestonte kundër Serbisë: Drejtori shqiptar i burgut thoshte se e koritëm ne gratë shqiptare pse dilnim në demonstrata

Ato se çfarë i ka përjetuar para tri dekadash thotë nuk do t’i harrojë deri në frymën e fundit.

Në një rrëfim për T7, Halime Sadiku nga Ferizaj tregon se në mars të vitit 1989 shkoi derë më derë që t’i thërras të gjitha gratë që t’i bashkohen në protestë për të drejtat e tyre.

“Vendosa e para që të dalë në protest. I kam thirrë krejt gratë duke iu thanë që të dalim në protest sepse kemi duru tejet shumë. Sot na ka ardh fundi me iu tregu që po dojmë baraza, po dojmë drejtësi. Me I tregu atij serbit që edhe ne jemi këtu, nuk je veç ti”, tha Sadiku për T7.

Në këtë protestë sipas rrëfimit të 79 vjecarës kishin marrë pjesë 10 mijë persona, ku gratë kishin veshur mantelet e tyre më të bukur.

Pas protestës, gratë ishin kthyer në shtëpi. Por, gjithçka kishte ndryshuar pas disa javësh kur forcat serbe ia bllokuan shtëpinë, derisa vet arriti të ikte nga dritarja.

Por, më pas Halime Sadiku vendosi të vetë dorëzohej në polici. Atë më pas e dërguan në burgun e Mitrovicës, ku u fye rëndë edhe nga shqiptarët, e sidomos nga drejtori I burgut Shefredin Mehmeti.

“Shefredin Mehmeti kur shkuam në burg thojke marre për juve, më koritët krejt, marre po më vjen kur po më thonë shiko se çfarë kanë bërë shqiptarkat. Pastaj më tha se më mirë me qëndru me fëmijët me iu gatu me iu mbledh krane me I nxehë sesa me dal në demostrata”, shtoi tutje Sadiku në një rrëfim ekskluziv për T7 për atë se çfarë ka përjetuar tri dekada më parë.

Halime Sadiku u priu protestave në Ferizaj, atyre në Mitrovicë bashkë me Sevdije Shyti – Azemi dhe Fatmire Ahmeti.

Për ta dëgjuar rrëfimin e saj, klikoni në videon e mëposhtme. 

https://www.youtube.com/watch?v=lzDys7PH0eU
Go to TOP