Gruaja dërgohet në QKUK si pasojë e një defekti në ashensor

Një grua në Fushë Kosovë është lënduar si pasojë e një defekti në ashensor.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës gruaja është dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa është arrestuar një person nën dyshimin për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

“Fushë Kosovë / 03.09.2024 – 17:34. Është raportuar se si pasojë e një defekti në ashensor, viktima femër kosovare është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.

Go to TOP