Greva dhe e Drejta për Arsimim

Shkruan: Naza KRASNIQI

Neni 47 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës thekson, se secili person gëzon të drejtën e SHKOLLIMIT THEMELOR pa pagesë. Shkollimi i detyrueshëm rregullohet me ligj dhe financohet nga FONDET PUBLIKE. Kjo dispozitë e obligon shtetin, që përmes legjislaturës ose masave të tjera, të ndërmarrin hapa, që t’i mbrojë, t’i sanksionojë dhe të ndalojë shkeljen e të drejtave themelore nga pala e tretë. Shteti është i detyruar, që mbi parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit, t’ua sigurojë të gjithëve qasjen në institucionet arsimore. Sigurimi i ekzistimit të arsimit themelor pa pagesë është përgjegjësi e çdo shteti për të krijuar mundësi për trajtim dhe kushte të barabarta për të gjithë, ku përfshihet edhe paga e mësimdhënësit, që duhet të jetë e dinjitetshme.

LIGJI PËR GREVA ka për qëllim garantimin e lirive dhe të drejtave, lidhur me organizimin dhe pjesëmarrjen e të punësuarve në grevë sipas standardeve ndërkombëtare. Ky ligj ka përcaktuar edhe kategoritë, që nuk munden të jenë pjesë e grevave, siç janë: të punësuarit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shërbimet e Zjarrfikësve, Shërbimet Emergjente Shëndetësore dhe në organet e tjera me interes të veçantë për Republikën e Kosovës, sipas dispozitave të këtij ligji mësimdhënësit nuk janë kategori që u ndalohet greva.

LIGJI PËR ORGANIZIMIN SINDIKAL NË KOSOVË ka qëllim të rregullojë dhe të përcaktojë të drejtat dhe liritë e të punësuarve për themelimin dhe organizimin e lirë dhe vullnetar në organizata sindikale në sektorin publik dhe privat, me qëllim të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave ekonomike, sociale dhe profesionale të punëtorëve nga puna dhe marrëdhënia e punës. Neni 27 i Ligjit për Sindikata përcakton, se për realizimin e kërkesave sindikale lejohen format e presionit sindikal, si: protestat dhe grevat e punëtorëve në pajtim me Konventat Ndërkombëtare, ligjet e aplikueshme dhe Statutin sindikal. Andaj të akuzohet sindikata, se po shkel të drejtën e mësimit dhe se nuk ka mësim cilësor, kam hamendje, që disa nuk e kanë të qartë se SBASHK-u po e shfrytëzon të drejtën që ka përcaktuar Kushtetuta dhe ligji, Grevën si mjet për t’i  realizuar kërkesat e veta.

SBASHK-u nuk mundet të akuzohet as për cilësinë në arsim, përderisa kemi institucione që janë përgjegjëse të merren me hartimin, zhvillimin e politikave për cilësi në arsim, reforma, parim të meritokracisë edhe për zgjedhjen e mësimdhënësve.

Pajtohem, që çdo sindikatë duhet të reagojë për çdo ankesë, që është adresuar lidhur me ndonjë shkelje për mos profesionalizëm dhe cilësisë të dobët,  por të akuzohet sindikata për cilësi të dobët në arsim dhe shkeljen e të drejtës për arsimim, këtu shoh se si shoqëria ende nuk e kemi të qartë rolin dhe përgjegjësinë e sindikatave. Po ashtu anëtarësia e sindikatës zgjedh kryesinë dhe udhëheqësin e sindikatës, andaj çdo tentim për ndërhyrje është i papranueshëm. Strukturat brenda sindikatës organizohen, veprojnë, vendosin me pëlqimin e anëtarësisë, jo të individit. Greva për rritje të pagës dhe kërkesave tjera vazhdon, sepse atë po mbështet e gjithë anëtarësia e jo individi.

Shtrohet pyetja, a thua kur cenohet dinjitetit i mësimdhënësit dhe çdo qytetarit? Dinjiteti i qytetarit thyhet kur mohohet të jetohet me dinjitet……! Po e ceki një thënie të një grua nga Bjellorusia: Varfëria është turpëruese e poshtëruese dhe lëndon dinjitetin e çdo personi.

 Si të ruhet dinjiteti i një mësimdhënësi, polici, një zyrtari publik, kur me pagën, që e merr nuk mundet të mbulojë gjërat elementare ushqimore, e ku janë shpenzimet tjera. Andaj duke ju referuar Nenin 56 (të drejtat dhe Liritë Themelore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e definon se shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore që mbrohen me kushtetutë mund të bëhet vetëm pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, dhe vetëm deri në masën sa është e domosdoshme nën rrethanat e dhëna. Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 23, 24, 25, 27, 28, 29, 31, 33, 34, 37 dhe 38 të kushtetutës nuk është e lejuar në kurrfarë rrethanash.

Kosova nuk është në gjendje të jashtëzakonshme, sipas qeverisë kemi rritje të buxhetit dhe kemi rritje të çmimeve të produkteve ushqimore, andaj edhe kërkesat e SBAShK-ut janë të drejta dhe legjitime, sepse po kërkojnë rritje të pagës për të mbuluar shpenzimet, që të mbijetojnë në këtë krizë ekonomike,  thjeshtë paga të dinjitetshme.

E drejta e grevës dhe e drejta e arsimimit janë të  përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, janë pjesë e të drejtave themelore dhe për mbrojtjen dhe sigurimin e të drejtave dhe lirive duhet vullnet politik dhe financiar. Shpresoj që së shpejti të arrihet një marrëveshje në mes qeverisë dhe SBAShK -ut, përndryshe fëmijët tanë, të cilët janë e ardhmja e vendit, pjesë esenciale e shtetit dhe shoqërisë po  dëmtohen më së shumti, posaçërisht fëmijët tanë që vijojnë mësimet në shkollat publike, sepse ata që nuk po kërkojnë rritje e pagave nuk

Go to TOP