Greqia: Nuk është momenti i duhur ta njohim Kosovën

Greqia nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Kosovës momentalisht, edhe pse javën e kaluar abstenoi gjatë votimit për pranimin e saj në Këshillin e Evropës, tha dje këshilltari i kryeministrit grek për sigurinë kombëtare, Thanos Dokos.

Këshilli i Evropës, një organizatë që promovon të drejtat e njeriut, të hënën i dha Kosovës dritën jeshile për t’u anëtarësuar pasi 33 shtete anëtare ishin pro, shtatë kundër dhe pesë abstenime. Shumë ishin të befasuar që Greqia, një nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, abstenoi.

“Ne menduam se ishte mirë për zbatimin e shtetit të së drejtës dhe për të qetësuar tensionet midis dy palëve,” tha Dokos në një forum ekonomik në qytetin grek të Delphi.

Go to TOP