Greqi: Sekuestrohen 45 kilogramë drogë, arrestohet një shqiptar

45 kilogramë lëndë narkotike, një kallashnikov, një pistoletë dhe 146 fishekë janë sekuestruar prej departamentit të antidrogës greke në një banesë në Koropi të Athinës.

Sipas policisë, lënda narkotike tregtohej prej një 45-vjeçari shqiptar. Ai u arrestua pas informacioneve që policia greke kishte në rrugë operative, raporton Top Channel.

Policia thotë se po heton për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të të arrestuarit.

Go to TOP