Grenell kritikon Blinkenin: Ka zgjedhur anën, nuk do të ketë rezultat

Ish i dërguari special i Trampit për dialogun Richard Grenell ka deklaruar se sekretari amerikan i shtetit Blinken nuk do ketë rezultat në dialog, sepse ai ka treguar se ka zgjedhur palën dhe për këtë nuk ka kredibilitet “unë jam duartrokit kur kam kritikuar dy palët (serbët e shqiptarët), jam i kënaqur me atë që kemi arritur, kam mbështetës edhe mallkues nga dy palët”, ka thënë Grenell.

Duke u ndërlidh në marrëveshjen e Uashingtonit, ai tha se pika e diversifikimit të energjisë nuk i ka pëlqyer asnjërës palë, Serbia duhet të punojë në këtë fushë për të u larguar nga Kina edhe Rusia “sepse askush nuk duhet mbështetet në vendin tjetër në formën e energjisë”, ndërkohë që këtë e ka kuptuar Vuçiq “dhe pranoi të shkohet tutje”.

Grenell kohë më parë ka qenë pjesë e darkës së shtruar nga Gjuriç me kongresistët amerikan dhe në pyetjen rreth raporteve mes Serbisë e ShBA,  tha se kurrë nuk është i kënaqur me nivelin e raporteve mes dy vendeve.

Është shokuese që shumë amerikan nuk kuptojnë se marrëveshja ekonomike e Uashingtonit është përparimi më i madh, ndërsa zbuloi se zonja e parë Melani Tramp ishte mbështetësja më e madhe e saj.

“Ne jemi në pika të ndryshme fondamentale të raporteve ndërmjet Amerikës e Kosovës, Amerikës e Serbisë , Amerikës e Shqipërisë dhe vendeve tjera të Ballkanit, me rëndësi është mos të ngulfatemi me të kaluarën, por të lejohet jo vetëm pajtimi por edhe hulumtimi i kësaj që po ndodhë”, tha Grenell.

Sipas tij një pikë me rëndësi e marrëveshjes ishte ndalimi i fushatës kundër njohjeve dhe njohjeve dhe fokusimi në ekonomi dhe hapje të vendeve të punës, po ashtu nisja e fluturimeve mes Prishtinës e Beogradit, por duhet të jemi të “qartë” se “administrata Biden meriton mirënjohje”.

“Dikush nga administrata Biden ka vendosur pas leximit të marrëveshjes ekonomike të shprehet se ‘kjo është e mirë’ dhe duhet të jetë pjesë e politikës amerikane që Biden shtyn përpara”, tha ai.

Edhe hapja e zyrës së Koorporatës zhvillimore financiare ndërkombëtare (DFC)  ishte historike dhe diçka që duhet mbështetur nga të gjithë politikanët amerikan sepse kjo do ndihmojë koordinimin e marrëveshjes ekonomike dhe largon “Kinën e Rusinë”.

“Kjo është mënyrë që ShBA të ketë raport më të afërt me regjionin, por Biden nuk di pse nuk vazhdoi atë politikë. Kjo lëshon mundësinë, shpresoj se njerëzit në Departamentin e Shtetit do kuptojnë këtë në një moment”, tha Grenel.

Go to TOP