Grainca kërkon zgjedhje përmes votës
Ish deputet anëtari i LDK Blerim Grainca tha se vetëm qëndrimi besnik, ndaj vlerave dhe filozofisë Rugoviane, mund të sjellë unifikim e rezultate.
Këtë deklarim e bëri duke marr si shkas degën e LDK-së në Ferizaj, e cila tash e sa vite, është bërë objekt i diskutimeve dhe kalkulimeve të ndryshme, për interesa të ulëta e meskine. Sipas tij gjendja aktuale në Degën e Ferizajt, padyshim se është pasojë e keqmenaxhimit.
“Të gjithë ata, që e njohin këtë Degë, e din se, aty nuk ka grupe, por ka një anëtarësi e aktivistë besnik, edhe individ të caktuar, të cilët, pa asnjë lloj autoriteti mbijetojnë nëpërmjet shpifjeve e mashtrimeve, duke e paraqitur veten si të fuqishëm, dhe duke e luftuar çdo vlerë brenda LDK-së. Është shumë e vërtetë, se ata nuk kanë as mbështetje ne strukturë e as vota elektorale të qytetarëve të Ferizajt’ tha ai.
Prandaj, sipas tij çdo imponim, favorizim, katapultim apo ndërhyrje, vetëm se do t’a dëmtojë procesin, si dhe Degën!
” Personalisht, jam për një unifikim përmes votës, e jo matematikave të kafeneve.
Votuesit mbi te gjitha interesat”, tha Grainca.

