Grafika shokuese e mutacionit: Ja pse Omicron pritet të ‘pushtojë’ botën

Ky është imazhi që ka përhapur panik mes shkencëtarëve.

Kjo grafikë shokuese tregon se përse bota është e shqetësuar për variantin e ri të koronavirusit, të quajtur Omicron.

Sipas Daily Mail, grafika tregon se Omicron ka plot 32 mutacione, ndërkohë që një tjetër variant që shqetësoi botën, i quajtur Delta, kishte vetëm 7 mutacione.

Ky lajm vjen në kohën kur Qendra Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve ka paralajmëruar se më shumë se gjysma e rasteve me infeksion në Europë brenda disa muajsh do të jenë me Omicron.

Sipas agjencisë evropiane të shëndetit, rreziku nga ky variant është i lartë.

Në raportin e parë të publikuar prej tyre, thuhet se Omicron shkakton një reduktim domethënës të efektshmërisë së vaksinës dhe përbën rrezik të shtuar për ri-infektim të atyre që e kanë kaluar sëmundjen.

Image
Go to TOP