Grabitja e armatosur në Mitrovicë: Një 63-vjeçar arrestohet si i dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një 63-vjeçar si të dyshuar për grabitjen e djeshme të armatosur në Mitrovicë.

Përveç 63-vjeçarit, në rast dyshohet të kenë qenë të përfshirë edhe persona tjerë.
“Pas raportimit të sotëm të rastit te grabitjes, hetuesit e Njësisë se Hetimeve Rajonale kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore në identifikimin dhe zbulimin e personave të dyshuar dhe si rezultat i kësaj dhe dyshimeve të arsyeshme në orët e pasdites kanë arrestuar një person të dyshuar”, ka thënë Policia.

“I dyshuari D.D 63 vjeçar, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe dyshohet se në këtë rast kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë. Është njoftuar prokuroi i shtetit ndërsa me urdhër te gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer një kontroll në një lokacion ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të këtij rasti”, njoftoi dje Policia.

Go to TOP