Goli i jashtëzakonshëm i Messit nga gjuajtja e lirë, që e kishte befasuar edhe vetë argjentinasin

Lionel Messi shënoi një herë nga një gjuajte e lirë aq të përsosur sa që edhe ai nuk mund ta besonte sa mirë ishte, duke u dukur shumë i impresionuar me veten e tij.

Ka shumë pak gjëra që Messi nuk ka bërë me futboll gjatë gjithë karrierës së tij, teksa forma e tij aktuale lë për të treguar se ai ka edhe shumë më tepër për të bërë.

Falë edhe formës së tij, Argjentina vlerësohet si një prej kombëtareve favorite për të triumfuar në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit ka shënuar 90 herë për vendin e tij, në 164 paraqitje, por një prej këtyre golave ​​e befasoi edhe vetë atë.

Në një ndeshje kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2016, Messi e konvertoi në gol padyshim njërën prej gjuajtjes më të mirë të lirë të tij me Argjentinën, duke shënuar në kënd me një goditje të mrekullueshme nga distanca.

Shprehja e fytyrës së 35-vjeçarit pas golit të shënuar tregon edhe se sa i impresionuar ishte vetë ai me këtë gjuajte të lirë.

https://twitter.com/LionelGifs/status/1458708959997546499?s=20&t=ksIfJKoxfpmiJWuRg9-vNQ

Goli nga shtatë herë i fituesi i “Topit të Artë” ishte i veçantë edhe për faktin se ai e kalojë Gabriel Batistutan, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Argjentinës.

Go to TOP