Golden Eagle Ylli do të ndeshen me Benficën në FIBA Basketball Champions League

Kampioni i edicionit të fundit në Superligën e Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli ka mësuar kundërshtarin e tij në garat ndërkombëtare.

Nga ora 11:00 është hedhur shorti për kualifikimet e FIBA Basketball Champions League.

Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli ka mësuar tashmë kundërshtarin e vet për ndeshjen e parë kualifikuese.

Klubi therandas në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare do të përballet me portugezët e Benficës.

Kundërshtar të mundshëm ishin edhe CB Rio Breogan (Spanjë), Niners Chemnitz (Gjermani) dhe BC Kormend ( Hungari), por fati tërhoqi portugezët. 

Go to TOP