Gold AG po bëhet baba për herë të dytë

Reperi i njohur kosovar Arian Agushi dhe bashkëshortja e tij Ermira, po bëhen prindër për herë të dytë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Goldi, në një paraqitje në televizionin publik.

Dyshimet lindën javë më parë, kur ai dhe Ermira morën pjesë në dasmën e Robin Krasniqit. Atëbotë reperi nuk e pranoi zhvillimin duke preferuar të mos e komentojë.

Foshnja pritet të vijë në jetë në fund të muajit shtator. Shumë urime çiftit! /Prive.al

Go to TOP