Gol i jashtëzakonshëm nga distanca i Florent Muslijës, i siguron një pikë në fund Hannoverit
Florent Muslija ka qenë hero i Hannoverit në kuadër të xhiros së 13-të në Bundesliga 2.
Skuadra e tij ishte në disavantazh nga minuta e gjashtë e ndeshjes, kur Klarer e kaloi Fortuna Dusseldorfin në epërsi.
Megjithatë inkuadrimi i Florent Muslijës në fund të ndeshjes ka qenë vendimtar që Hannoveri të marrë një pikë në udhëtim.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/11/GetPaidStock.com-61869610c11c0.jpg)
Reprezentuesi i Kosovës u inkuadrua në lojë tetë minuta para fundit të ndeshjes së bashku me Valmir Sylejmanin.
E në minutën e 92-të, Muslija shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca për t’i siguruar një pikë të madhe Hannoverit.
Skuadra e dy futbollistëve nga Kosova po kalon nëpër një moment krize dhe kjo pikë e fituar do t’i ndihmojë ata për tu rikthyer.