‘Goditje’ për Ballkanin e Hapur/ Presidenti gjerman, Steinmeier vlerëson Procesin e Berlinit

Mëngjesin e sotëm është zhvilluar në presidencë takimi mes dy krerëve të dy shteteve, presidentit gjerman Frank Walter Steinmeier dhe presidentit Bajram Begaj.

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier në konferencën e përbashkët për shtyp deklaroi se Gjermania do të vazhdojë t’a mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin europian.
Ai vlerësoi marrëveshjet e arritura më 3 nëntor në kuadër të Procesit të Berlinit, të cilat shihen si një goditje ndaj Ballkanit të Hapur.

“Do vazhdojmë t’iu mbështesim. Përgëzimet e mia për këtë dhe unë shpresoj që shumë shpejt që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Mendoj që suksesi në këtë drejtim do ishte në interesin tonë të përbashkët. Shqipëria do ta pasurojë BE edhe në dimensionin kulturor të saj. Shkëmbimi i ardhshëm që do mbështetet nga BE do sjellë shumë më tepër qytetarë do kenë mundësi të shijojnë mikpritjen tuaj, bukuritë natyrore”.

“Kontribuuat që në datën 3 nëntor të nënshkruheshin 3 marrëveshje të rëndësishme mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Do ndryshojnë realitetin e njerëzve. Ratifikimi dhe zbatimi i marrëveshjeve do shkurtojë distancat me tregjet e BE duke e shndërruar rajonin, për ta bërë atë më konkurrues. Vitin e ardhshëm në rajon do zhvillohet samiti i Procesit të Berlinit. Gjermania do vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë”, u shpreh presidenti gjerman.

Go to TOP