Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Gjykata e Lartë e Kalifornisë konfirmon padinë ndaj Google për diskriminim të Gjuhës Shqipe

Gjykata e Lartë e Kalifornisë ka konfirmuar padinë ndaj Google për diskriminim të Gjuhës Shqipe, ndërsa Google ka kërkuar shtyrjen e afatit deri më 18 Dhjetor

Lajmin e bën me dije Dr. Neshad Asllani, i cili thotë se pas konfirmimit të padisë ndaj gjigantit teknologjik Google në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për diskriminim të gjuhës shqipe, është pranuar kërkesa zyrtare nga Google LLC për të dhënë pëlqimin për shtyrjen edhe për 15 ditë, të afatit të caktuar nga gjykata e lartë në Kaliforni.

Google i nevojitet më shumë kohë për t’u përgatitur dhe për të ofruar përgjigje në padinë për diskriminim të Gjuhës Shqipe.

Me sugjerim të avokatëve dhe këshilltarëve në SHBA, Dr. Asllani dhe Z. Dervishi kanë aprovuar kërkesën e bërë nga Google dhe janë pajtuar për shtyrjen e afatit deri më 18 dhjetor 2023. Sipas avokatëve, kërkesa nga Google dhe dakordimi për shtyrjen e afatit përafron edhe më shumë palët dhe krijon mundësi për dakordim final për këtë çështje të rëndësishme për të dy palët. Kjo marrëveshje e nënshkruar nga paditësit dhe i pandehuri Google për shtyrjen e afatit deri më 18 Dhjetor 2023, është dërguar në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë.

Padia është ngritur nga Haki Dervishi, shtetas amerikan me banim në Palm Springs Kaliforni, i dekoruar rishtazi nga Presidenti Biden me Dekoratën dhe Mirënjohjen Jetësore për kontribut të vazhdueshëm për kombin Amerikan, dhe Dr. Neshad Asllani, mjek i njohur kosovar, themelues i “Qendrës Kosovare për të Drejtat e Njeriut” dhe anëtar bordi në organizatën “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në New York. Padia është për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm të gjuhës shqipe nga Google, gjë e cila ka bërë që folësit e gjuhës shqipe të diskriminohen nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës në zhvillimin e biznesit, në marketing dhe gazetari, pasi janë të përjashtuar nga platformat Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob.

Për padinë e bërë ndaj Google për diskriminim të gjuhës shqipe janë informuar edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Republikës së Kosovës në SHBA.

Top Channel

Go to TOP