Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, raportohet për të lënduar

Një tjetër gjuajtje me armë zjarri, që ka rezultuar me të lënduar, është raportuar të mërkurën mbrëma në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Thuhet se gjuajtja ka ndodhur në mes të pronarëve të masazheve.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. /Kosova.info/

Go to TOP