Gjilani me ekip jo të plotë e ndal Prishtinën

Gjilani dhe Prishtina kanë barazuar pa gola në xhiron e dytë të Superligës së Kosvoës.

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin sintetik në Gjilan, nuk prodhoi gola gjatë 90 minutave.

Dy skuadrat patën rastet e tyre, por ajo që mungoi është konkretizimi.

Kjo ishte ndeshja e parë për skuadrën gjilanase, që për shkak të problemeve në organizim të klubit kanë hasur në probleme për të zhvilluar ndeshjet kampionale.

Prishtina pas dy xhirove renditet në vendin e tretë me katër pikë, teksa Gjilani ka një pikë nga një  ndeshje.

Go to TOP