Gjermania triumfon ndaj Bosnjës, Holanda barazon me Hungarinë
Gjermania ka triumfuar ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa Holanda nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Hungarisë.
Të premten janë zhvilluar tetë ndeshje në kuadër të Nations League.
Në tokën boshnjake, gjermanët kanë siguruar fitoren me rezultat 1-2. Undav ka qenë protagonisti kryesor, duke shënuar dy herë për Gjermaninë në minutat tridhjetë dhe tridhjetë e gjashtë. Ai ka realizuar edhe një gol të tretë, por pas rishikimit me VAR, goli është anuluar.
Nga ana tjetër, për Bosnjën, Edin Dzeko ka shënuar golin e vetëm në minutën e shtatëdhjetë.
Në ndeshjen tjetër, Hungaria ka qenë afër një fitore të madhe ndaj Holandës, por ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-1.
Sallai ka shënuar për Hungarinë në minutën e tridhjetë e dytë, ndërsa Dumfries ka barazuar për holandezët shtatë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Në dhjetë minutat e fundit, Holanda ka luajtur me një lojtar më pak, pasi Virgil van Dijk është përjashtuar me karton të kuq.
REZULTATET E NDESHJEVE: