Gjermania kopjon Argjentinën, Japonia bën surprizën e dytë të madhe të Botërorit 

Japonia ka siguruar një fitore historike përballë Gjermanisë, teksa e ka mundur me përmbysje me shifrat 2-1 skuadrën e Hansi Flick.

Ashtu si Argjentina, edhe Gjermania bën të njëjtin gabim, pasi duke qenë në avantazh në pjesën e parë, në të dytën pëson dy gola, duke e nisur me humbje Botërorin.  

Sfida ka qenë me dy tablo, pasi në pjesën e parë, Gjermania dominoi plotësisht dhe krijoi shumë mundësi për të shënuar, pa arritur të gjente rrjetën më shumë se një herë me anë të penalltisë Gyndogan.

Por në pjesën e dytë, Japonia ia doli që me një lojë të shkëlqyer sulmuese, vuri Gjermaninë nën presion dhe insistoi duke gjetur fillimisht barazimin me Doan e pastaj edhe golin e avantazhit me Asano, duke mbyllur sfidën me një fitore surprizë 2-1 përballë një prej pretendentëve të turneut.

Me këtë fitore japonezët marrin kryesimin e Grupit E, në pritje të sfidës tjetër ku Spanja do të përballet me Kosta Rikën.

Image
Go to TOP