Gjenerallejtënant Sanchez de Lara: Shqipëria do të ndihet edhe më e sigurt dhe e mbrojtur brenda NATO-s

Komandanti i Qendrës së Operacioneve të NATO-s, Gjenerallejtënant Juan Pablo Sanchez de Lara, në hapjen e bazës së re ajrore të NATO-s në Kuçovë tha se Shqipëria do të ndihet edhe më e sigurt dhe e mbrojtur brenda NATO-s.

“Dua të ju sigurojë që veprimtaritë mbresëlënëse që janë zhvilluar këtu do të dërgojnë në rritje të kapaciteteve tona dhe Shqipëria do të ndihet edhe më e sigurt dhe e mbrojtur brenda NATO-s, së bashku do të qëndrojmë gjithmonë pranë njëri-tjetrit”, deklaroi ai.

Hapja e bazës së re ajrore të NATO-s, është bërë sot, lidhur me këtë është duke u zhvilluar një konferencë.

Go to TOP