Dështon mbledhja e Komisionit Ad hoc për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Medieve

Ka dështuar intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).

Në mbledhjen e komisionit Ad Hoc u tha se për të vazhduar tutje ky proces duhet të jenë më shumë kandidatë, teksa u bë e ditur se kanë mbetur vetë dy, të komunitetit shqiptarë.

Kryesuesi i këtij komisioni, Besim Muzaqi i ka propozuar KPM-së ri-shpalljen e këtij konkursi duke thënë se duhen më shumë se dy kandidatë për një pozitë në mënyrë që të bëhet dërgimi i tij në Kuvend.

” Sot meqenëse u konstatua se njëra nga kanditatët shqiptare është tërhequr nga konkurrenca atëherë u krijua një situatë ku ne kemi edhe një vendim një opinion ligjorë i cili e sqaron këtë situatë varësisht ku duhet të ketë më shumë se dy kanditat për një pozitë për të dërguar dy në Kuvend dhe kjo mundësi nuk është atëherë u detyruam që të marrim këtë vendim që procesi i zgjedhjes së kanditateve gjerësisht intervistimi të mos fillojë fare dhe ti bëjmë. rekomandim KPM-së që të rishpall këtë konkurs”, ka deklaruar Muzaqi.

Go to TOP