Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur i vdekur të dielën në Prishtinë.

Siç njoftohet në raportin 24-orësh, ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës, ndërsa arsyet e vdekjes së tij nuk janë bërë të ditura.

“Raportohet se nga ekipi mjekësor është pranuar informata për një trup të pa jetë të viktimës mashkull kosovar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Tutje u bë e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkaq rasti po hetohet nga  Policia si “Vdekje e dyshimtë “.

Go to TOP