Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur ditën e premte në Gjilan.

Policia njofton se një person është gjetur pa shenja jete në rrugë, dhe se rasti ka ndodhur rreth orës 06:00.

Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur në rrugë pa shenja jete. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. 

Go to TOP