Gjendet një mjet shpërthyes në Malishevë

Një burrë ka njoftuar policinë se derisa ishte duke punuar në tokën e tij, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësia e deminimit ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bërë deminimin e mjetit të dyshuar.

“Fsh. Kijevë, Malishevë 06.05.2024-19:10. Një mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke punuar tokën e tij, kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor është në sigurimin e vendit të ngjarjes. Njësia e deminimit ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bërë deminimin e mjetit të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Go to TOP