Gjendet një mjet i dyshimtë në Podujevë

Një person ka raportuar në polici se ka vërejtur një mjet të dyshuar shpëthyes në fshatin Dumnicë të Poshtme të Podujevës, shkruan Express.

Policia ka njoftuar se njësiti përkatës i policisë kanë dalë në terren dhe njësiti për deminim ka bërë tërheqjen e mjetit.

Fatmirësisht, nuk ka pasur incidente.

Raporti i plotë:

GJETJE  MJETIT TË DYSHUAR | Fsh. Dumnicë  e Poshtme, Podujevë 24.07.2022-12:00.  Një mashkull kosovar ka raportuar se në një fushë kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i  ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.

Go to TOP