Gjendet një bombë me telekomandë mbi një kioskë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një person ka njoftuar policinë e Kosovës se ka gjetur dy qese me mjet shpërthyes mbi një kioskë që shërben si zyre.

Sipas policisë, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar –bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë.

Për këtë rast është njoftuar prokurori, teksa rasti është iniciuar “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 08.01.2024 – 22:30. Më 09.01.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se mbi kioskën që shërben si zyre, ka vërejtur dy qese në të cilat dyshohet se ka mjet shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar –bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

Go to TOP