Gjendet në rrugë një person në Prizren, dikush e theri me thikë dhe e hodhi nga vetura

Një person që është gjetur në rrugë në lagjen Bazhderhane të Prizrenit, është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka bërë të ditur se dyshohet që ai është therur me thikë dhe më pas e kanë hedhur nga vetura.

“Viktima mashkull kosovar, është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë i sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë) nga persona ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar, nga vetura e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon t hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Go to TOP