Gjendet kutia e zezë e avionit të Prigozhin, fillojnë hetimet

Hetuesit rusë kanë gjetur regjistruesin e fluturimit të kutisë së zezë nga avioni i shefit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, i cili dyshohet të këtë vdekur në avionin që u rrëzua në Moskë.

Komiteti hetimor tha gjithashtu se trupat e gjetur në vendin e përplasjes do t’i nënshtrohen testit gjenetik për të konfirmuar identitetin e tyre, shkruan “TheTelegraph”.“Hetimi do të kontrollojë me kujdes të gjitha versionet e mundshme të asaj që ka ndodhur”, tha komiteti nëpërmjet një Telegrami.Pavarësisht se janë rikuperuar si regjistruesit ashtu edhe trupat, mund të kalojë shumë kohë para se të dalin të dhënat e hetimit zyrtar.Kutitë e zeza përmbajnë sasi të mëdha të të dhënave të fluturimit për t’u analizuar, si dhe regjistrime audio të kabinës.Autoritetet ruse kanë përmendur nevojën për të pritur rezultatet e testit të ADN-së për të konfirmuar vdekjen e Prigozhinit, por Vladimir Putin tashmë ka shprehur ngushëllimet e tij.Kremlini ndërkaq ka mohuar përfshirjen në rastin e rrëzimit të aeroplanit.

Go to TOP