Gjendet i vdekur një burrë në Ferizaj, Policia nis hetimet

Një burrë është gjetur i vdekur në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Për rastin ka njoftuar Policia, përmes raportit 24 orësh.

“Rr. Zenel Hajdini, Ferizaj 09.05.2022-19:55. Një mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur në person mashkull të shtrirë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Go to TOP