Gjendet i vdekur një 79 vjeçar në Skenderaj

Një person, 79 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij sot rreth orës 06:30 në fshatin Burojë të Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes

“Sot, rreth orës 06:30,  është raportuar se në shtëpinë e tij në fshatin Burojë të Skenderajt,  është gjetur pa shenja jete viktima  i moshës rreth 79 vjeçar.  Njësitë përkatëse  policore  dhe ekipa mjeksore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Go to TOP