Gjendet gruaja që u raportua e zhdukur në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore gruaja që u raportua e zhdukur më 27.10.2023 në Drenas.

Sipas komunikatës së Policisë, aktualisht hetuesit policorë po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse lidhur me rastin.

“Faleminderit mediave dhe qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Go to TOP