Gjendet armatim i rëndë në një fshat të Istogut

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, në fshatin Suhogërllë të Istogut, janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë automatike AK-47 me dy karikatorë, një pushkë gjuetie për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje valide dhe 26 fishekë të cal. 12 mm.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Go to TOP