Giresse publikon listën për miqësoret e nëntorit – ftohen lojtarë nga Superliga, ish-lojtarë të ekipeve të moshave dhe disa emra të rinj

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, ka publikuar listën e futbollistëve për dy miqësoret e këtij muaji.

Kosova do të luajë, kundër Armenisë, më 16 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe, më 19 nëntor.

Për këto dy miqësore Giresse është përqendruar kryesisht në emra të rinj, ku nuk mungojnë emrat e lojtarëve nga Superliga e Kosovës.

Ilir Krasniqi (Llapi), Lindon Emërllahu dhe Lumbardh Dellova nga Ballkani dhe Muharrem Jashari (Drita) janë katër lojtarët e ftuar nga kampionati vendor.

Emra të rinj janë edhe Jozef Pukaj, Jetmir Haliti, Uran Bislimi, Agon Sadiku dhe Arianit Ferati.

Giresse gjithashtu ka ftuar edhe lojtarë që kanë luajtur më pak, por edhe në ekipet e moshave në të kaluarën si Leard Sadriu, Jetmir Topalli, Valmir Veliu dhe Mirlind Daku.

Sadriu dhe Veliu sa ishin pjesë e Kosova U21

Stërvitja e parë e Dardanëve është paraparë të mbahet, të hënën, në orën 18:30, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar

Go to TOP