Giresse: Franca favorite për ta fituar Kupën e Botës

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka folur në lidhje për paraqitjen e Francës ndaj Polonisë, ku arriti të kualifikohet në çerekfinale.

Giresse thotë se ky ekip i Francës në krye me Didier Deschamps është favoritë për ta kaluar Anglinë.

Ai i ka shijuar golat e Kylian Mbappe, teksa e ka lavdëruar Olivier Giruoud, për kalimin e Henryt, si golashënuesi më i mirë në histori të Francës.

Trajneri i Kosovës, potencoi se Franca do të jetë ndër pretendentët kryesorë për ta fituar Kupën e Botës.

Francezi gjithashtu do të jetë i pranishëm në stadium për ndeshjen e Francës me Anglinë.

Kujtojmë, Giresse ka luajtur 47 ndeshje me ekipin kombëtar të Francës.

Go to TOP