Gashi: Ministrja ka reaguar si nënë dhe si grua në rastin e postimit të mërgimtarit

Avokati Tomë Gashi, ka folur në lidhje për rastin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se do të paraqes padi një qytetari, për të cilin thotë se ka tentuar të tallet me fëmijë.

Sipas Gashit, Haxhiu ka reaguar si nënë dhe grua në lidhje me këtë rast, duke parë ngjarjet e fundit që kanë ndodhur.
Ai theksoi se në rastin në fjalë nuk do të hapet një çështje penale, njofton Klankosova.tv.

“Sigurisht në prizmin tim ka reaguar si nënë, si grua dhe e fundit mund të jetë si ministre e Drejtësisë. Secili ka drejtë ta raportojë dikë në polici apo në prokurori. Por kjo nuk do të thotë që në mënyrë të automatizuar hapet një çështje penale, besoj që edhe në rastin në fjalë nuk do të ndodhë”, ka thënë Gashi në Info Magazinë të Klan Kosovës.

“Reagimi i ministres ka qenë sepse është konsideruar faktikisht si një lloj përkrahje e pedofilisë, dhe nuk mund të hyjë postimi i atij zotëriut, krejtësisht në lirinë e shprehjes, unë i kam lexuar dy postimet, dhe besoj që është krijuar një situatë jo e këndshme për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur”.

Go to TOP