Gjakovë: Katër vjet e gjashtë muaj burgim për vrasje të mbetur në tentativë

D.K, është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burgim për veprën penale “Vrasje në tentative”.

Kjo për shkak se i pandehuri më 9 mars ka dashur ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.M, për shkak të xhelozisë, njofton Gjykata Themelore e Gjakovës.

“Me datën 09 mars 2022, rreth orës 18:40 minuta në Gjakovë, me dashje ka tentuar të privoi nga jeta të dëmtuarin B.M., si shkak i xhelozisë për lidhjen e dashurisë në mes të gruas së tij me të dëmtuarin. I pandehuri paraprakisht përgatitet për ta kryer veprën duke siguruar armën automatike ASH-78, pastaj shkon dhe e pret të dëmtuarin në afërsi të kompanisë së tij “T. F. G.”, dhe më të vërejtur të dëmtuarin që del nga zyra e tij, gjuan shtatë herë në drejtim të trupit të tij, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara i dëmtuari rrëzohet në tokë, fillimisht dërgohet në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, e më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore i njëjti dërgohet në QKUK në Prishtinë”.

Sipas njoftimit i akuzuari e ka pranuar fajësinë.

Go to TOP