Gërvalla për Berishajn: Ambasadori nuk shkarkohet me spekulime, presim informacion zyrtar

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim homologen nga Sllovenia, Tanja Fajon.

Pas takimit, ato kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë dhënë detaje në lidhje me bisedën që u zhvillua ndërmjet tyre.

E pyetur nga gazetarët për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, Gërvalla ka thënë se deri në këto momente nuk ka asnjë informacion zyrtar se Berishaj ka bërë ndonjë shkelje.

Go to TOP