Gërvalla: Nuk them që nuk do të ketë njohje, ne luftojmë çdo ditë për njohjen e pesë shteteve anëtare të BE-së

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur për procesin e njohjeve të reja.

Gërvalla, mes tjerash në një konferencë për media ka deklaruar se situata është e ndërlikuar pasi sipas saj, Kosovën e kanë njohur shumica e vendeve me të cilat ka qenë në influencën e aleancave.

Megjithëse, ministrja nuk përjashtoi mundësinë që do të ketë njohje të reja.

“Është pak më e ndërlikuar, Kosovën e kanë njohur 117 shtete në botë, ato shtete të cilat kanë qenë në influencën e aleancave me të cilat Kosova identifikohet, tashmë pothuajse të gjitha e kanë njohur Republikën e Kosovës, këtu dua të përjashtojë vetëm pesë shtetet e Bashkimit Evropian  me të cilat situata është më e koklavitur, për shkak të problemeve të tyre të brendshme, të cilat ata mendojnë se nuk mund t’i zgjidhin në mënyrën e duhur pa arritur marrëveshje me Serbinë, mund të kishin ndonjë njohje”, u shpreh Gërvalla.

“Ne luftojmë çdo ditë për njohjen e pesë shteteve anëtareve të BE-së dhe në radhë për njohjen e katër shteteve që janë anëtare të NATO-s, dhe aty ka progres në shumë fusha”.

“Sa i përket shteteve të tjera, në kontinente dhe vend të ndryshme, është shpenzuar pak a shumë ai numër i shteteve të cilat duke qenë pjesë e aleancave, të cilat kanë pasur gatishmërinë ta njohin pavarësinë e Kosovës. Ju mund të shihni përgjatë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, mund të shihni influencat e ndryshme gjeopolitike në botë, nuk them që nuk do të ketë njohje, njohje do të ketë, por asnjëherë nuk mund të jap premtim”.

Go to TOP